Arbëri

KRU “Prishtina” fillon inspektimin, kontrollimin teknik dhe leximin e detajuar të ujëmatësve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se sot ka filluar me inspektimin, leximin dhe kontrollimin teknik të secilit ujëmatës.

“KRU Prishtina njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas e Graçanicsë se, kemi formuar komisione të veçanta për inspektim, lexim dhe kontrollim teknik të secilit ujëmatës. Komisionet kanë filluar punën në terren nga sot. Andaj ju që keni shqetësime rreth faturimit, mosfunksionimit të ujëmatësit apo çfarëdo forme lidhur me ujëmatësin, nga sot ne jemi në terren. Ndërsa nga ju kërkojmë që të vazhdoni me realizimin e pagesave për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, po ashtu mundësia e lehtë për kryerjen e obligimeve financiare ndaj shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara në këste mujore për 12 deri 36 muaj”, është njoftuar nga KRU Prishtina.