Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të enjten dhe të premten nuk do të punojnë zyret e Drejtorisë së Kadastrit për shkak të testimit të stafit për COVID-19.
Nga Komuna është njoftuar se do të punohet vetëm në sportelet që i pranojnë kërkesat e qytetarëve.