Prej të shtunës, 4 korrik, do të nisë përsëri të qarkullojë linja e Trafikut Urban për në Aeroportin e Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se do të zbatohen të gjitha masat mbrojtëse kundër COVID-19.
“Prej nesër, e shtunë, 4 korrik, rikthehet linja e autobusit të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Të gjithë autobusët e Trafikut Urban i zbatojnë masat mbrojtëse kundër #covid19 sipas udhëzimeve të IKShP dhe dezinfektohen rregullisht. E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh!”, shkroi Ahmeti në Facebook.
