Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

50 punëtorë shëndetësorë në Prishtinë futen në vetizolim, ndryshon orari i QMF-ve

Në nëntë ka shkuar numri i punëtorëve shëndetësorë të Prishtinës që janë infektuar me virusin COVID-19. Prej tyre, shtatë janë infermierë, një mjek dhe një laborant.

Katër mantelbardhët e fundit të infektuar janë infermierë të Qendrës së Mjekësisë Familjare numër 4 në “Kolovicë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brenda dy ditëve do të publikohen rezultatet edhe të 12 punëtorëve të tjerë që janë testuar, raporton KOHA.

Kurse, deri më tani, 50 punëtorë shëndetësorë janë dërguar në vetizolim për shkak të kontakteve me kolegët e infektuar. E kjo situatë ka bërë që orari i punës të ndryshojë në dy qendra.

Ky sektor ka qenë i paprekur nga virusi deri të premten e shkuar, kur u konfirmuan pesë rastet e para.

Ndërsa, në kohën kur kryeqytetit i mungojnë 40 anëtarë të personelit shëndetësor, vazhdimi potencial i infektimeve në këtë sektor vlerësohet problematik nga komuna.

Zëvendësimi i punëtorëve të pensionuar, sipas komunës, nuk është arritur të bëhet për shkak të problemeve me Ligjin për Pagat dhe atë të shërbyesve civilë.