Metro

444 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

444 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi ka njoftuar se aktualisht në Prishtinë janë 444 raste aktive me koronavirus.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga data 20 mars e deri sot në kryeqytet ka pasur 588 raste të infektimit. Prej tyre, sipas tij, 141 raste janë shëruar dhe 3 raste kanë përfunduar me fatalitet.