Metro

Ndalimi i veturave nëpër rrugë sjell kaos në kryeqytet, ekspertët fajin ia hedhin Policisë

Veprimi me të cilin qytetarët parkojnë automjetet e tyre në rrugë që e pamundësojnë lëvizjen e lirë në komunikacion është ndodhi e shpeshtë në rrugën “Enver Maloku” të Prishtinës.

Ndalesa e tyre në hapësirat publike apo afër vendkalimeve pengon edhe lëvizjen e lirë të autobusëve të cilët në jo pak raste detyrohen të mos ndalojnë në stacionet e tyre.