Arbëri

Edhe sot mbesin pa ujë disa zona në kryeqytet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se edhe gjatë ditës së sotme do të mbesin pa ujë të pijshëm disa zona që furnizohen nga Badovci.

“Gjatë ditës së sotme do të vazhdojmë me riparimin e gypit të ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, gyp ky që vie nga Badovci në rezervuarin e Mirëditës. Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU ” Prishtina ” sh.a. ka filluar ditën e djeshme, por që konsumatorët të mos mbesin kohë të gjatë pa furnizim me ujë, punimet janë ndërprerë dje pasdite dhe do të vazhdohet me riparim edhe sot”, njofton KRUP.

LEXO EDHE: Disa zona në kryeqytet mbesin pa ujë pasi prishet një gyp uji që vjen nga Badovci

Kompania e Ujësjellësit tutje thotë se punimet fillojnë në orën 11:00.

“Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit “Hajvali”, pikat e larta të zonës qendër të lagjes “Bregu i Diellit” dhe pikat e larta furnizuese të lagjes “ Mati I”, përfundon njoftimi i KRUP.