Sot në Komunën e Prishtinës nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me koronavirus.
Pas katër rasteve të djeshme, IKSHPK-ja sonte ka bërë të ditur se në nivel vendi janë gjithsej tetë raste të reja, prej tyre asnjë në kryeqytet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE kjo ka relaksuar të parin e Prishtinës i cili e ka quajtur këtë një ditë të mirë për të gjithë vendin.
“Sot ditë më e mirë për krejt Kosovën, 8 raste të reja (dje 24), e Prishtina 0 (dje 4). Kjo na jep shpresë për të ardhmen e afërt. Maskat janë shumë me rëndësi. Të testuarit, edhe pse negativ duhet të qëndrojnë në vetizolim”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka 79 raste me koronavirus, prej tyre një me përfundim fatal.