Metro

Ahmeti paralajmëron masa për reduktimin e veturave në kryeqytet

Foto: Elmi Pasjaqa / Koha
 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se Komuna e Prishtinës do të marrë një varg masash për të reduktuar numrin e veturave prej pagesave e madje edhe mbylljen e disa rrugëve.

Këtë e ka bërë pasi gjatë kohës kur Prishtina ishte në karantinë, në kryeqytet u pa një numër i vogël i qarkullimit me vetura çka edhe u mirëprit nga qytetarët e autoritetet.