Arbëri

Ahmeti: 40 raste të kontaktit në Prishtinë kanë rezultuar negativë për koronavirus

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë 40 persona të testuar për koronavirus në Prishtinë, kanë rezultuar negativë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ahmeti ka thënë se 40 personat ishin kontakte të 20 të infektuarve në Prishtinë.

“Pas intervistimit të 20 të infektuarave në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Vazhdoni me qëndru në shtëpi”, ka shkruar ai.