Tuneli dezinfektues prej dje është vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore për Mjekësi Familjare në kryeqytet, pranë tendës së triazhimit, si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Tuneli ka sistem automatik i cili iniciohet porsa të kalohet nëpër të.
Edhe gjatë ditës së sotme janë parë njerëz të cilët e kanë shfrytëzuar tunelin dhe janë dezinfektuar, njofton ksp.
Po ashtu, të njëjtën po e përdorin edhe punëtorët shëndetësorë të cilët janë në krye të detyrës.
Përurimi i tij është bërë dje nga komuna e Prishtinës në bashkëpunim me kompaninë vendore “Te Pema”. Nga kjo ngjarje kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi pavarësisht vendimeve për kufizim të lëvizjes.
Por, në këtë tunel dezinfektues është vënë edhe një njoftim.
-Dezinfektohuni në tunel para hyrjes në QKMF
-Në tunel ecni me tempo normale
-Lejohen hyrja e vetëm një personi njëherësh
-Vendosni dezinfektues në duar para hyrjes në tunel
-Vendosni maskë para hyrjes në tunel
-Ndalohen hyrja në tunel menjëherë pas aktivitetit fizik
-Mos mbani syze brenda në tunel
-Dezinfektuesi mund të shkaktoj irritim të syve
{gallery}