Arbëri

Ahmeti: Vullnetarët e Prishtinës nesër shpërndajnë 2 mijë pako higjienike dhe ushqim

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nesër do të shpërndahen 2 mijë pako higjienike dhe ushqim nga një grup vullnetarësh.

“Në këtë kohë të pasigurisë, një grup i vullnetarëve po dëshmojnë solidaritetin e shoqërisë sonë. Prej nesër do të shpërndajnë 2 mijë pako higjienike e pastaj edhe ushqimore për ata që kanë nevojë. Nga Prishtina”, shkruar Ahmeti.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.