Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ujësjellësi kërkon ndihmë urgjente nga Qeveria

Kompania Rajonal e Ujësjellësit “Prishtina” u ka kërkuar ndihmë institucioneve, duke u bërë të ditur se rrezikohet puna në terren, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e lëvizjes së lirë.

“’KRU Prishtina’ si kompani e ofrimit të shërbimeve për ujë dhe kanalizim u bën thirrje institucioneve për ndihmë në këtë drejtim ngase rrezikohet operimi në teren, në 8 komunat e zonës së shërbimit, kur dihet se qytetarët tashmë kanë nevojë më së shumti për ujë”, shkruan në njoftimin për medie të ujësjellësit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftim shkruan se rrezik përbën pëlcitja e tubacioneve primare dhe sekondare dhe poashtu pusetat e kanalizimit, “që realisht kohën e fundit kanë qenë të shumta”.
“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe dikasteret përkatëse të na dalin në ndihmë me urgjencë për pajisjen me leje speciale karshi operimit të ndërmarrjes sepse na pamundësohet furnizimi me ujë të pijshëm”, shkruan në njoftim.