Parku i Qytetit në Prishtinë vazhdon të jetë i mbushur me qytetarë, edhe përkundër vendimeve që ka marrë Qeveria e Kosovës për mbrojtje nga koronavirusi dhe thirrjeve që të mos dilet jashtë pos për nevoja emergjente.
Qytetarët thonë se vetizolimi është kthyer në monotoni, ani se dalja rrezikon në përhapjen e shpejtë të këtij virusi, raporton KOHA.
Edhe në sheshet e kryeqytetit, qytetarët vazhdojnë të qarkullojnë në masë të madhe.
Lidhur me këtë, të enjten, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë vendim që të zbatohet Plani i Reagimit Kombëtar.
Aty parashihet që edhe komunat të marrin përgjegjësi për sigurinë publike dhe mirëqenien e qytetarëve.
Kështu, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë vendim që të shtunën e të dielën të kufizohet qarkullimi për në Gërmi.
Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik apelon te qytetarët që të vetizolohen, si masë kundër përhapjes së koronavirusit.
-
20 mars 2020 20:28
-
Shpërndaje në: