Ka nisur një debat tjetër për ambientin në Prishtinë. Qytetarët e lagjes Arbëria po e kundërshtojnë ndërtimin e një pompe derivatesh pranë stacionit të trenit.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se toka është e Hekurudhave, përkatësisht kompanisë “Infrakos”, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAhmeti ka insistuar se nuk do të lejojë ndërtim në këtë pjesë.
Në këtë zonë, Ambasada Amerikane në vitin 2011, për Ditën e Tokës, kishte mbjellë fidanë. Por, parku i këtushëm tashmë është shkatërruar.
Ahmeti ka akuzuar zyrtarë të Infrakos-it se kanë dashur të ndërtojnë edhe qendër tregtare në këtë pjesë.