Metro

Abdixhiku pret në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e Badovcit

Abdixhiku pret në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e Badovcit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën (12.02.2020) ka pritur në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e liqenit të Badovcit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Bashkë me ekspertët përkatës nga ministria, Abdixhiku ka pranuar të gjitha shqetësimet e kësaj iniciative qytetare, që po kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të banimit në afërsi të liqenit.