Zhvendosja e stafit gjatë rinovimit të objektit të Urgjencës në Prishtinë nuk e pengon ndihmën ndaj qytetarëve

Mehmet Krasniqi Mehmet Krasniqi 08 February 2020 22:11

Objekti ku mjekët e Qendrës së Urgjencës në Prishtinë punuan për 16 vjet, ka nisur të rinovohet i tëri.

Ekipet që u dalin në ndihmë qytetarëve në raste urgjente, janë shpërndarë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare 4, 5 dhe 11, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Punimet që kanë nisur këtë javë, sipas kontratës së nënshkruar nga Drejtoria e Shëndetësisë me kompaninë punëkryese, pritet të përfundojnë brenda 90 ditësh pune.

Pavarësisht shpërndarjes në disa qendra, udhëheqësi i Urgjencës thotë se kjo nuk po e vonon ndihmën ndaj personave që kanë nevojë.

Avdyl Pacolli, drejtor i Qendrës së Mjekësisë Urgjente, thotë se po mundohen ta ulin kohën mesatare të mbërritjes në vendin e ngjarjes, e cila aktualisht është gjashtë minuta.

Aktualisht, drejtoria dhe administrata janë zhvendosur në QMF-në numër pesë. Ndërsa, në këtë qendër funksionon edhe ekipi që i pranon thirrjet e qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë.

Në mesin e njësive të tjera, në objektin e rinovuar do të ketë një hapësirë të veçantë dhe më të përshtatshme edhe për qendrën e thirrjeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme