Arbëri

Në Prishtinë përurohen pikat ushqyese për qentë endacak

Komuna e Prishtinës sot ka përuruar projektin “Pikat ushqyese për qentë endacak” duke u bërë Komuna e parë në Kosovë e rajon për po aplikimin e praktikave humane dhe ligjore në favor të respektimit të mirëqenies së qenve endacakë.

Sipas njoftimit, projekti ka filluar me 5 pika/stacione pilotuese të “pikave ushqyese” për qentë endacak, së bashku me njerëz të vullnetit të mirë (Poppins) që kanë ndihmuar që ky problem të zgjidhet sistematikisht në mënyrë institucionale.

“Pikat ushqyese në këtë fazë gjenden në 5 lokacione në qytet: Mati 1, Rruga C, Termokos/Termokiss, Bërnicë e Epërme dhe Stacioni i Autobusëve. Në ndërkohë, jemi në proces për të ndërtuar qendrën për trajtim të përkohshëm për qenve endacak ku do të ofrohen shërbime si sterilizimi, kastrimi, vaksinim kundër tërbimit, në mënyrë që edhe shëndeti publik të jetë më i sigurt në Komunën tonë”, thuhet në njoftim.