LVV: Komuna e Prishtinës dhe MMPH kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët në Badovc

LVV: Komuna e Prishtinës dhe MMPH kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët në Badovc

21 January 2020 12:24

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me dhënien e pëlqimit dhe lëshimit të kushteve të ndërtimit në zonën e liqenit të Badovcit ka shkelur ligjin.

Asamblisti i LVV në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani, tha se ministria dhe komuna kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët.

"Komuna dhe ministria kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët në Badoc. Komuna dhe ministria kanë shkelur legjislacionin në fuqi. VV mbështet iniciativat qytetare për mbrojtjen e këtij liqeni. Lejimi i ndërtimit të shtëpive në afërsi të liqenit rrezikon ujin”, tha ai.

Të njëjtat akuza për Komunën e Prishtinës dhe Ministrinë e Mjedisit e pati edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

"Komuna ka lëshuar kushtet e ndërtimit, kjo i bie që komuna i ka dhënë kompanisë mundësinë t’i plotësojë kushtet. Por në momentin kur kompania plotëson kushtet, komuna nuk ka mundësi që mos t’ia japë lejen e ndërtimit. Ne konsiderojmë se komuna nuk është dashur të lëshojë këto kushte. Ne jemi dëshmitarë se Prishtina dhe gjithë Kosova po përballet me mungesë të ujit, ministria hesht, ndërsa komuna lëshon kushtet ndërtimore”, tha ajo.

Pacolli ftoi ministrinë dhe komunën që ndalojnë ndërtimet në zonën e Badovcit./kp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme