Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa banesa në Fushë Kosovë të hënën prej orës 10-16 s’do të kenë ujë

Foto: Koha / ilustrim

Disa banesa në Fushë Kosovë të hënën do të mbesin pa ujë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e Zonës Industriale se duke filluar nga rrethi i ETC-së në drejtim të Fushë Kosovës, konkretisht blloqet e banimit” Apolonia 1”, banesat e “Tregtisë”, banesat e “Al Trade”, banesat e “Model Sllovenia” , banesat e “Semitronix” dhe banesat e “Preniqit” nuk do të kenë ujë për disa orë të hënën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ditën e hënë 16 dhjetor 2019, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 16:00”, thuhet në njoftimin për media.