Metro

Niveli i ujit në Batllavë është -9.11 nën pikën maksimale e në Badovc -9.20

 

Sipas KRU “Prishtina”, niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 9.11 metra nën pikën maksimale të kapërderdhjes ose, 625.89 metra mbi nivelin e detit ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është minus 9.20 metra nën nivelin maksimal ose, 640.63 metra mbi nivelin e detit.

“Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç‘rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë. Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen”, thuhet në njoftim.