Janë kthyer në qarkullim të rregullt autobusët e “Trafikut urban”, raporton KTV.
Të premten ata nisën operimin në orar ndonëse të enjten mbrëma u ndalën nga qarkullimi 45 minuta më herët për shkak se autobusët u sulmuan nga disa të rinj që po festonin Hallowenin.
Lexoni edhe:
Trafiku Urban ndërpret qarkullimin, shkak sulmet për Halloween
Drejtori i “Trafikut urban”, Lulzim Rexhepaj, ka thënë se sulmet kanë ndodhur në afërsi të disa shkollave.
“Një autobus e kemi të dëmtuar pasi që i janë thyer xhamat, ndërsa 50 autobusë të tjerë është dashur t’i pastrojmë tërësisht për shkak të sulmeve me vezë. Kemi njoftuar policinë për sulme pranë shkollave ‘Ismail Qemajli’, ‘Faik Konica’ dhe ‘Asim Vokshi’ në Prishtinë, ndërsa në Fushë Kosovë te shkolla ‘Mihail Grameno’, ka thënë Rexhepaj.