Trafiku Urban ndërpret qarkullimin, shkak sulmet për Halloween

Trafiku Urban ndërpret qarkullimin, shkak sulmet për Halloween
Trafiku Urban në Prishtinë bën me dije se është detyruar që të ndërpresë qarkullimin në orët e mbrëmjes të së enjtes, pas sulmeve të vazhdueshme që kanë pësuar në autobusët e tyre, me rastin e Halloween-it.
“Me keqardhje i informojmë qytetarët se për shkak të sulmeve dhe sjelljeve vandale nga disa grupe te rinjsh, u detyruam të ndërpritet qarkullimi në orën 21:15, në mënyrë që të evitohet dëmtimi i autobusëve të ndërmarrjes!”, thuhet në njoftimin e Trafiku Urban.
Trafiku Urban ka publikuar edhe disa fotografi të gjendjes në të cilën ndodhen pas këtij sulmi disa nga autobusët e saj.
Fëmijët për Halloween thyejnë një autobus në Prishtinë
Së paku një autobus i Trafikut Urban është dëmtuar pasi fëmijë të papërgjegjshëm, në festën për Halloween kanë gjuajtur në drejtim të tij.
Lajmin për këtë, bashkë me kërkesën që një gjë e tillë të ndalet, e ka bërë kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Kështu nuk festohet Halloween askund! Festa është e fëmijëve me lëpiska e bonbone. Mos gjuani makinat!”, ka shkruar Ahmeti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

KEDS-i thotë se së shpejti do rikthehet energjia elektrike në Vranjevc dhe në disa rrugë të Prishtinës

Nushi: Komuna e Prishtinës ka kapacitete profesionale për të kryer vaksinimin anti-Covid

Shala: Numri i madh i nxënësve në Prishtinë shton nevojën për angazhim të mësimdhënësve të rinj

Komuna e Prishtinës paditet nga qytetari me aftësi të kufizuara

Mbi 10 mijë persona janë vaksinuar kundër gripit sezonal në QKMF-në e Prishtinës

Banorët e “Taslixhes” qe 10 ditë me reduktime të gjata të rrymës

Planifikohet zgjerimi i parkingjeve për qytetarët që hyjnë në Prishtinë

Ahmeti: Objektet shkollore në Prishtinë janë gati për fillimin e mësimit

Brenda një ore parashihet të rikthehet furnizimi me ujë në lagjen “Dardania”

Komuna e Prishtinës zvogëlon numrin e deponive ilegale nga 145 në 17

Prishtina me sistem të dobët të kanalizimeve, vërshime sa herë ka reshje
