Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Festimi i Halloween-it, kërkohet të mos hidhen vezë

Të shtunën që nga mëngjesi pritet të fillojë kremtimi i Halloweenit. Maskat e kostumet do të jenë prezente te fëmijët që nga e premtja nëpër kopshte. Por kujdes e ndërgjegje për të mos i dëmtuar autobusët po kërkohet edhe nga shitësit, edhe nga autolarja e autobusëve, që i vështirësohet puna shumë për Halloween. Detajet i ndjekim në vazhdim.
Në kopshte si ky, çdo 31 tetor ka fëmijë të shumtë me maska, kostume, grime shumëngjyrëshe ose të errëta për ta shënuar Halloweenin apo natën e shtrigave. Por, derisa kopshtet nuk i festojnë zyrtarisht, prindërit kanë mendime të ndryshme për shënimin tij e nga fëmijët.

Ndërsa, fakti se Halloweeni është tashmë festë edhe në Kosovë e dëshmon shumëllojshmëria e artikujve që shiten për këtë festë. Adem Mustafa, menaxher në njërën nga marketet që ofron artikuj të tillë thotë se ka interesim të madh nga prindërit me fëmijët e tyre, por edhe të rriturit, transmeton KOHA. 

Sipas Mustafës, ka edhe trendë të rinj të kostumeve e maskave.

Maskat, sipas tij, po preferohen sa më të frikshme, ndërsa trend i ri është që edhe prindërit t’i përshtaten atmosferës së Halloweenit.

Sipas Mustafës, të gjithë këta artikuj e ndërtojnë një festim të dinjitetshëm të kësaj feste dhe të gjithë janë më të mirë sesa hedhja me vezë.

Më së shumti me pasojat e hedhjes me vezë përballen autobusët. Ata të “Trafikut Urban” goditen nga qindra vezë nga fëmijët e adoleshentët.

Këta autobusë, që pastrohen për çdo natë e dezinfektohen kohë pas kohe, nuk shihen nga vezët.

Edhe “Trafiku Urban” bën thirrje që për Halloween të mos hidhen vezë në drejtim të autobusëve Arbëri “Trafiku Urban” bën thirrje që për Halloween të mos hidhen vezë në drejtim të autobusëve

Se 31 tetori është nata më e vështirë për pastrimin e autobusëve e konfirmon edhe udhëheqësi i autolarjes së “Trafikut Urban”, Blerim Ahmeti.

Sipas tij, goditjet me vezë bëjnë që autobusët të kundërmojnë, andaj pastrimi bëhet shumë më i vështirë, pasi që kundërmimi i vezëve kërkon më shumë punë.

Përveç veshjes së kostumeve, fëmijët në këtë datë vizitojnë shtëpitë e lagjes duke kërkuar karamele apo siç njihet ndryshe “trick or Treat”.