Metro

Të dielën përmbyllet Java e Mobilitetit, disa rrugë në kryeqytet mbyllen gjatë ditës

Të dielën përmbyllet Java e Mobilitetit, disa rrugë në kryeqytet mbyllen gjatë ditës

Komuna e Prishtinës njofton se në kuadër të përmbylljes së Javës Evropiane të Mobilitetit, të dielën më 22 shtator do të mbyllen disa rrugë në kryeqytet.

Sipas njoftimit, rrugët “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi”, “Xhoxh Bush”, “Eqrem Çabej” dhe rruga “UÇK” do të mbyllen nga ora 11:00 deri në orën 18:00.