Është riorientuar komunikacioni te rrethrrotullimi në dalje të Prishtinës, në lagjen “Lakrishte”.
Pak ditë pasi u lëshua ura perëndimore te ky rrethrrotullim, që e lidhte këtë lagje me “Arbërinë”, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se tani kjo rrugë do të shfrytëzohet për hyrje në rreth, apo dalje nga Prishtina.
“Për shkak të kërkesave të shumta komunikacioni te rrethi i Fushë Kosovës do të riorientohet. Edhe pse ky krah është dalës nga rrethi, deri në ndërtimin e krahut tjetër do të përdoret si hyrje në rreth (apo për dalje nga Prishtina)”, ka shkruar ai në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Lëshohet për qarkullim ura që lidh “Lakrishten” me “Arbërinë”
-
Komuna rikthen qarkullimin e mëparshëm në dy rrugët në Lakrishte
-
Rama paralajmëron një korsi të re që lidhet me magjistralen për Fushë - Kosovë
-
Prishtina heq pengesat nëpër rrethrrotullime
-
Ahmeti njofton se ka filluar faza e tretë e testimit për krahun e ri të rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës