Metro

“Kurrizi” në Prishtinë ende i papërfunduar

“Kurrizi” në Prishtinë ende i papërfunduar
Foto: Ilustrim
 

Platoja e Kurrizit në Lagjen Dardania në kryeqytet, i njohur si "Kurrizi", ka mbetur projekt i papërfunduar për shkak të mospajtimeve ndërmjet kompanisë kontraktuese dhe Komunës së Prishtinës.

Pronari i Kompanisë “Rexha”, thotë se është punuar aq sa ka pasur buxhet, ndërkaq zyrtarë të Komunës së Prishtinës thonë se kontrata është shkëputur për shkak të mosmarrëveshjeve. Ata thonë se punimet do të vazhdojnë dhe do të finalizohen në vitin 2020.