Arbëri

Ahmeti pas aksidentit në Prishtinë: Të lënduarit nuk janë në gjendje të rëndë

Foto: Koha

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas aksidentit që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” të kryeqytetit, ku të përfshira ishin nëntë vetura dhe një kamion.

Ai ka thënë se të lënduarit nuk janë në gjendje të rëndë, derisa ka shtuar se beson në zbardhjen e detajeve.

“Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të qytetit në rrugën Agim Ramadani kur një kamion është përplasur me disa vetura. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes, ndërsa menjëherë kanë intervenuar edhe dy ekipe të Urgjencës së Komunës tonë dhe për fat të mirë lëndimet nuk janë të rënda. Raportohet për dy persona të lënduar. Besoj se do të zbardhen të gjitha detajet në ditët në vijim”, ka shkruar Ahmeti.

Lexo edhe: Tre të lënduar nga aksidenti mes një kamioni e nëntë veturave në Prishtinë, konfirmon Policia