Prishtinë: Kamioni i mbledhjes së mbeturinave s’mundet të frenojë, godet tri makina në anën tjetër të rrugës Foto: Koha

Emergjenca thotë se të aksidentuarit kanë marrë lëndime të lehta

23 August 2019 13:24
15:12

Specialistë në Klinikën Emergjente të Kosovës kanë njoftuar se tre të lënduarit në aksidentin që ka ndodhur në mes një kamioni dhe nëntë veturave, kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Ibrahim Maliqi, specializantë i mjekësisë Emergjente, ka thënë për KosovaPress, se të lënduarit përafërsisht janë të moshës 40 dhe 27 vjeçare.

"Nga aksidenti që ka ndodhur sot ku një kamion i kompanisë "Pastrimi", kanë ardhur në emergjencë tre pacientë. Kryesisht me lëndime të lehta trupore. Një prej tyre është me ekzaminime shtesë, do të thotë do i bëhet CT e kokës edhe toraksit. Të tjerët janë me lëndime jashtë rrezikut për jetë. Janë të përfshira dy prej veturave edhe një i kompanisë "Pastrimi", punëtorë që ka qenë në kamionë... përafërsisht janë të moshës prej vitit 1979 dhe më i riu është i lindur më 1992", tha ai.

Në qendrën emergjente ndodhet edhe menaxheri i kompanisë "Pastrimi", i cili ka kundërshtuar të flas para kamerave.

I njëjti ka thënë për KosovaPress, se punëtori i cili ndodhej në kamion, është mirë dhe se nuk dëshiron të flas më shumë rreth këtij rasti.

14:44

Kompania “Pastrimi” thotë se kamioni që shkaktoi aksidentin e kishte të kryer kontrollin teknik

Zëdhënësja e Kompanisë “Pastrimi”, Arbnore Ademi ka thënë se kamioni që e ka shkaktuar aksidentin, kontrollin teknik e ka kryer me 24 qershor 2019.

Sipas saj, gjendja teknike e kamionit ka qenë në rregull, derisa ka shtuar se kamionët e kompanisë kanë kontrolle periodike çdo gjashtë muaj.

“I bie se gjithçka ka qenë në rregull teknikisht me kamionin. Çdo gjashtë muaj kryhen kontrollet periodike dhe një kontroll kryesore kryhet një herë në vit”, ka thënë ajo, raporton KTV.

Tashmë Policia është duke i larguar nga vendi i ngjarjes veturat e aksidentuara.

14:13

Tre të lënduar nga aksidenti mes një kamioni e nëntë veturave në Prishtinë, konfirmon Policia

Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion.

Ai ka thënë për Koha.net se deri tani ndihmë mjekësore iu është ofruar tre personave.

Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore iu është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse.

13:24

Prishtinë: Kamioni i mbledhjes së mbeturinave s’mundet të frenojë, godet tri makina në anën tjetër të rrugës

Një aksident ka ndodhur sot në Prishtinë, përkatësisht prapa Teatrit Kombëtar në rrugën "Agim Ramadani".

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni për mbledhje të mbeturinave dhe tri veturave, derisa lëndime trupore shihen të kenë pësuar disa persona, raporton Koha.net.

  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur si pasojë e problemeve me frenim të kamionit, i cili ka ardhur nga rruga "Rrustem Statovci" deri në rrugën "Agim Ramadani" e pastaj ka dalë në korsinë e kundërt.

Në vendngjarje janë edhe Policia e Kosovës gjithashtu edhe ekipet mjekësore.

Koha.net është në pritje të informacioneve nga Policia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme