Shumë qytetarë të Prishtinës kalojnë përmes kësaj rruge të improvizuar, çdo ditë.
Këtë shkurtesë ata e shfrytëzojnë për të dalë në qendër të qytetit, por problemet për ta kaluar atë janë të mëdha, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tyre, kjo situatë është alarmante dhe një intervenim i Komunës është më se i nevojshëm.
Banorë e qytetarë, frekuentues të shpeshtë të kësaj pjese, ndonëse janë të paktë që prononcohen para kamerave, thonë se komuna duhet të ndërmarrë masa në rregullimin e kësaj pjese dhe se kjo pjesë paraqet rrezik për ta.
Zyrtarë komunalë, lidhur me këtë çështje, përmes telefonit, i kanë thënë KTV-së se përgjegjësia kryesore bie mbi “Infrakosin”.
Nga Komuna e Prishtinës, po ashtu, thonë se kjo pjesë është improvizuar nga qytetarët për ta kaluar rrugën dhe se “Infrakos-i” duhet ta sigurojë dhe rrethojë atë me barriera sigurie.
KTV-ja ka pyetur për këtë edhe zyrtarë të “Infrakosit”, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.