Arbëri

Ahmeti: Pallati i Rinisë për herë të parë në 15 vitet e fundit, pa borxhe

Pallati i Rinisë ka arritur që të shlyejë të gjitha borxhet e saja, sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Me vendim të Komunës së Prishtinës, të gjitha borxhet e Pallatit tashmë janë paguar dhe pritet që të fillojnë përgatitjet për investime për rregullimin e pjesës së djegur, Sallës së Kuqe, pohon Ahmeti, transmeton koha.net.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar:

“Për herë të parë në 15 vitet e fundit, Pallati i Rinisë është pa borxhe. Kemi paguar të gjitha vendimet gjyqësore si pasojë e zjarrit në vitin 2000. Për vite me radhë para marrjes në menaxhim, kamata e vendimeve është shtuar me që rast Pallati është rënduar edhe më shumë. Me vendim të Komunës së Prishtinës tashmë borxhet janë paguar dhe gjendja është normalizuar. Me këtë rast ka përfunduar faza emergjente e vlerësimit të borxheve dhe pagesave. Kjo ka qenë faza e parë pas kthimit të Pallatit në Ndërmarrje Komunale.Tashmë kemi filluar fazën e dytë të përgatitjes së investimeve në pjesën e rinisë ku ka qenë ASK dhe ku është Salla e Kuqe, dhe po ashtu kemi filluar punët përgatitore për projektin e renovimit të salles së djegur, apo Sallës së Madhe.Po ashtu po planifikohet edhe renovimi i të gjitha sallave, zhveshtoreve, dhe ambienteve të tjera në institucionin më të madh sportiv në vendin tonë.”