Arbëri

Përfundojnë punimet në shkollën “Elena Gjika” në kryeqytet 

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook, thotë se kanë përfunduar intervenimet e nevojshme në shkollën “Elena Gjika” në kryeqytet.

“Me rregullimin e oborrit, përfunduam të gjitha intervenimet e nevojshme në renovimin e tërësishëm të infrastrukturës dhe objektit të shkollës "Elena Gjika" në Prishtinë. Këtij oborri, në shtator, më së shumti do të i gëzohen nxënësit e kësaj shkolle. E gëzofshit!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.