Arbëri

Kompania ndërtimore prish kabllon, lë pa rrymë një pjesë të Kalabrisë

Një kompani ndërtimore ka prishur gjashtë fije kabllo të rrymës, duke i lënë pa rrymë një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë.

Qytetarët thonë se nga ora 12:00 janë pa rrymë në lagjen Kalabria, më saktësisht në rrugën Rexhep Krasniqi.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka konfirmuar për Koha.net se rryma do të kthehet së shpejti në këtë lagje, derisa ka apeluar te kompanitë e ndërtimit që të kenë kujdes të shtuar pasi po i lënë qytetarët për një kohë të gjatë.

“Kompania Nartel duke kryer punime ka dëmtuar gjashtë fije kabllo. Ekipet e KEDS-it janë duke punuar, janë në finalizim dhe rryma shumë shpejt do të rikthehet. Në këtë rast dëshiroj të apeloj te punëkryerësit që të kenë shumë kujdes, sepse një veprim i tyre i pakujdesshëm po shkakton ndërprerje shumë të gjata të rrymës për shumë konsumatorë”, ka thënë Buzhala për Koha.net.