Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Askush nga Komuna e Prishtinës s’i takoi protestuesit pronarë të kioskave

Përmes këtyre sloganeve, shfrytëzuesit aktual të kioskave në Prishtinë po kundërshtojnë kriteret e reja të vendosura nga Komuna, për marrjen në shfrytëzim të kioskave të reja.

Një nga këto kritere kërkon që secili aplikues, për ta fituar të drejtën e shfrytëzimit të kioskave të reja, duhet të ketë pesë milionë euro të hyra apo qarkullim brenda tre vjetëve të fundit, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa, kushti tjetër se përcakton se aplikuesi duhet të ketë rrjet tregtar prej 5 dyqanesh në Prishtinë.

Para Komunës, protestuesit i kanë quajtur kriteret diskriminuese. Sipas tyre, ato janë vendosur nga Komuna, për t’i eliminuar ata nga gara dhe t’iu përshtatur kompanive të mëdha tregtare.

Protestuesit shpresojnë që zgjidhje t’u bëjë Kuvendi Komunal, pasi thonë se nga puna në kioska mbajnë familjet e tyre.

Protestuesin pritën për një orë para Komunës, por asnjëri nga zyrtarët e Ekzekutivit nuk doli për të biseduar me ta.

Pas përfundimit të protestës, kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se forma e re për kioskat përdoret në shumë kryeqytete evropiane, derisa formën e deritashme të funksionimit të tyre e ka quajtur të dështuar.

Ahmeti ka siguruar se punëtorët aktualë të kioskave nuk do të largohen nga puna, pasi, sipas tij, secila kompani që fiton të drejtën e shfrytëzimit të kioskave të reja, do të obligohet t’i punësojë.

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Ahmetin për shkelje ligjore në këtë proces, derisa Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nisur hetime për këtë rast, pas një ankese që thotë se e ka pranuar.