Pronarët e kiosqeve të Prishtinës për të dytën herë brenda javës i kanë zënë derën kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti. Ata edhe një herë kanë protestuar para objektit komunal kundër kritereve të vëna nga komuna, duke konsideruar se ato janë diskriminuese dhe të papërballueshme për ta.
Përfaqësuesi i protestuesve, Sadudin Ahmeti dhe një herë ka kërkuar nga asambleja komunale në Prishtinë që t’ia mundësojë përmes votës që kiosqet të qëndrojnë në pronësi të tyre, transmeton ksp.
Ai ka thënë se qarkullimi mujor i tyre është vetëm 2000-3000 mijë euro dhe se është e pamundur të arrijnë qarkullimin siç e ka kërkuar komuna 5 milionë euro, në tre vitet e fundit.
Ahmeti mes tjerash u shpreh se me anë të këtij vendimi rreth 70 punëtorë po mbesin pa punë.
Sipas tij, protestat do të jenë të vazhdueshme.
Edhe
Pronarët e kioskave në kryeqytet protestuan duke kërkuar nga Ahmeti t’i ndryshojë kriteret
Ndërsa, protestuesi tjetër, Arian Mustafa tha se kiosqet e prezantuara nga organet komunale nuk janë reale.
Protestuesit po ashtu akuzuan komunën se përmes këtij vendimi të tyre po iu shkojnë përshtat bizneseve të mëdha dhe ka hapësirë për manipulime.
-
Askush nga Komuna e Prishtinës s’i takoi protestuesit pronarë të kioskave
-
Ahmeti premton se do të punësohen të gjithë shfrytëzuesit aktualë të kiosqeve
-
Pronarët e kiosqeve protestë para Komunës së Prishtinës
-
Punëtorët e “Pastrimit” protestojnë kundër angazhimit të privatëve në mbledhjen e mbeturinave