Arbëri

Nesër mbyllet për qarkullim rruga “Holger Pedersen”

Rruga “Holger Pedersen” në Prishtinë, nesër do të mbyllet për qarkullim pasi fillon asfaltimi.

Njoftimin e ka bërë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, 

“Prej nesër fillon asfaltimi i rrugës Holger Pedersen. Gjatë zhvillimit të punimeve, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim. #Investimet2019”, është njoftimi i kryetarit Ahmeti në Facebook.