Metro

Pavarësisht temperaturave të ulëta, ligji s’e lejon “Termokosin” të rikthejë ngrohjen

Pavarësisht temperaturave të ulëta, ligji s’e lejon “Termokosin” të rikthejë ngrohjen
 

Pavarësisht “motit dimëror” që po mbizotëron në Kosovë dhe kërkesës së disa qytetarëve që të riaktivizohet sistemi i ngrohjes nga “Termokosi” në Prishtinë, kjo ndërmarrje thotë se e ka të pamundur ligjërisht një gjë të tillë.

Afërdita Uka-Fejzullahu, zëdhënëse në “Termokos” ka thënë për Koha.net se furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje, në kushte të veçanta klimatike, lejohet vetëm deri më 30 prill, sipas ligjeve në fuqi.