Arbëri

300 raste për një muaj, debllokime të pusetave të ujërave të zeza

Descriptive Text

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP) njofton konsumatorët e saj, se për një muaj është intervenuar në 300 raste, debllokime të pusetave të ujërave të zeza.

“Intervenimet e tilla janë të shpeshta nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit. Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hudhin gjësende të ngurta, mbeturina të cilat janë të pa përballueshme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar as ndërtuar për gjëra të panevojshme. Mesatarja e intervenimeve në debllokime të pusetave të kanalizimit brenda një muaji arrin në 300 sosh”, thuhet në komunikatë.

Rastet e tilla do të zvogëloheshin dukshëm me një kujdes më të shtuar nga ana e qytetarëve dhe në disa raste edhe me ndërrime/ zgjerime rrjetash të ujërave të zeza nga ana e Komunave përkatëse.

Pamje përgjatë debllokimit të pusetave të ujërave të zeza nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit.

Image