Arbëri

Me gjithë vendimin e MASHT-it, mësimi u mbajt veç në nëntë shkolla në Prishtinë

Nga 43 shkolla sa i ka Komuna e Prishtinës, të shtunën e fundit kanë mbajtur mësim vetëm nëntë prej tyre, ndonëse Qeveria ka bërë thirrje që shkollat të punojnë këtë ditë.

Kështu thuhet në një raport, që e ka siguruar “Koha Ditore”, të cilin e ka përgatitur Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prishtinës, pas monitorimit që u është bërë të shtunën shkollave për të verifikuar nëse ato po zbatojnë një vendim të Ministrisë së Arsimit për kompensimin e ditëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve që u mbajt në muajin janar, me kërkesën që t’u rritet koeficienti i pagave.

Tri javë ditë rresht, në janar, qe humbur mësimi. Përderisa para pak kohësh Ministria ka adresuar një vendim zyrtar se mësimi duhet të kompensohet ditëve të shtuna dhe gjatë javës së pushimit të prillit. Por një vendim i këtillë është kundërshtuar ashpër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), e cila e ka quajtur të paligjshëm atë sepse, sipas tyre, ditët e grevës nuk parashihet të kompensohen me Ligjin për grevat.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)