Përveç aktiviteteve të ndryshme në Republikën e Kosovës me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një komunikate për media thotë se nuk do e ndalë punën, gjithnjë në shërbim të konsumatorëve të saj.
“Njoftojmë konsumatorët e Fushë Kosovës se, gjatë ditës së nesërme 22 mars 2019 ,do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 09.00 deri në orën 15.00. Ndërprerja e ujit në Fushë Kosovë do të bëhet për shkak të punimeve teknike në kyçjen e gypit me diametër fi 600 mm nga Operatori,, Alfa i”, thuhet në njoftim.
Këto punime, thuhet se po zhvillohen në kuadër të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, për një jetë më të mirë e më të lehtë për të gjithë qytetarët.
“Ua kujtojmë se një pjesë e qytetit të Fushë Kosovës deri më tash, nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë. Muaji maj 2019 do të jetë muaji i zgjidhjes përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës”, përfundon njoftimi.