Arbëri

Pikë e re e Qendrës së Mjekësisë Urgjente

Qendra e Mjekësisë Urgjente, për ta rritur efikasitetin e punës dhe për ta shpejtuar edhe më shumë kohën e intervenimit, ka hapur nga sot edhe një pikë të re.

Siç bëhet e ditur në komunikatë për media, pika e re është vendosur në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe do të ofrojë shërbime 24/7 në terren.

“Mesatarja e shpejtësisë së reagimit aktualisht është 6 minuta nga momenti i thirrjes, por me hapjen e pikës së re pritet që të bie edhe më tutje”, thuhet në njoftim.

{gallery}