Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka filluar puna për krijimin e qendrës së dytë sociale për të moshuarit në këtë qytet.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se kjo qendër do të shërbejë edhe si kuzhinë, e para statike, për qytetarët në nevojë, transmeton Koha.net.
“Kjo hapësirë në Aktash do të kthehet në qendrën e dytë sociale për të moshuarit. Puna ka filluar sot. Risi do të jetë që në mbrëmje kjo qendër do të jetë edhe kuzhina e parë statike për qytetarët në nevojë, ku secili mundet me ngrënë një shujtë të ngrohtë”, është shprehur ai.