Metro

Vetëvendosja akuzon Komunën se edhe pse ka nënshkruar tender për mirëmbajtje të rrugëve ato s’po pastrohen

 

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate, thotë se Komuna e Prishtinë ka tender në janar për pastrimin e borës nga rrugët, por situata në fshatra është alarmante.

“Me datën 7 janar 2019 është bërë publik fituesi i tenderit për mirëmbajtje dimërore të rrugëve rurale në Prishtinë, pra në kulmin e kushteve të vështira atmosferike, kur bora kishte arritur edhe deri në gjysmë metri. Por megjithë shpalljen e fituesit, tash që po vjen vala e dytë e borës së madhe në Kosovë, rrugët dhe trotuaret e qytetit vazhdojnë të jenë të pa pastruara, dhe Komuna është praktikisht në bllokim total”, thuhet në komunikatë.