Banorët e lagjes “Qendra” në Prishtinë, kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Ata thanë së e kanë të pamundur të pushojnë në banesat e tyre nga zhurma që u shkaktohet nga kafiteritë që janë në atë zonë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët kërkojnë nga komuna, që të merren masa dhe të respektohet orari i punës që është i paraparë për këto kafiteri.
Protestuesit mbajtën një takim me nënkryetarët e Komunës së Prishtinës dhe me disa përfaqësues.
Ata thanë se kanë marrë premtime dhe kanë arritur që të bëjnë një marrëveshje.
Ndryshe, banorët e kësaj zone nuk po ankohen për herë të parë dhe mbështetje deri tani kanë marrë vetëm nga Policia e Kosovës.