Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje kallëzim penal për Ahmetin për kohën kur vetë ishte në pushtet

Ish-bashkëpartiakët e tij të dikurshëm, aktivistë të Vetëvendosjes, kanë bërë kallëzim penal ndaj Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për tenderin e qumështit për shkollarët e kryeqytetit.

Kallëzimi penal është dorëzuar të martën në Prokurori, ndërkohë që me të Ahmeti akuzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për lidhje të kontratës së dëmshme”. Me këtë kallëzim penal, VV-ja pretendon se janë shpërdoruar më shumë së gjysmë milioni euro buxhet i taksave të qytetarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktivisti i VV-së, Valdrin Ahmeti, ka thënë para gazetarëve se në këtë rast bëhet fjalë për tenderin për furnizim me qumësht për nxënësit e klasave I deri në V.

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)