Metro

Në Prishtinë, 33 institucione arsimore përdorin naftën për ngrohje

Foto: Koha
 

Në Komunën e Prishtinës janë 33 institucione arsimore të cilat sistemin e ngrohjes e kanë me naftë. Madje me naftë ngrohen edhe disa çerdhe të kryeqytetit, ani pse kjo lëndë konsiderohet se ka veti kancerogjene.

Përderisa prindërit thonë se do të ishte mirë që kjo lëndë të zëvendësohet me diçka tjetër, Drejtoria e Arsimit në këtë komunë thotë se janë duke punuar që ta zëvendësojnë, por që është procedurë e kushtueshme dhe nevojitet buxhet.