Metro

Vitia: Kabineti i Ahmetit, i dështuar – ka stopuar çdo projekt të nisur mbarë

Vitia: Kabineti i Ahmetit, i dështuar – ka stopuar çdo projekt të nisur mbarë
Foto: Koha

Arben Vitia, kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, kabinetin aktual të kryetarit të Komunës së Prishtinës, e ka quajtur “kabinet të dështuar”, meqë, siç tha ai, “premtimet e Shpendit gjatë fushatës zgjedhore, gjatë vitit të parë të mandatit të dytë, janë të dështuara”.

N një konferencë për media, Vitia tha se shumë projekte të nisura mbarë, siç ishte ndalimi i ndërtimeve pa leje, janë stopuar tashmë, raporton “Koha Ditore”.