Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti sot në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S Kosnett.
Siç njofton komunikata nga media, Ahmeti, në emër të Komunës së Prishtinës, falënderoi ambasadorin për ndihmën e SHBA-së për komunën përmes projekteve të USAID dhe MCC dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Komunës së Prishtinës në tre vitet e ardhshme ku edhe u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera. Ambasadori Kosnett dhe kryetari Ahmeti diskutuan edhe për situatën politike në vend”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.