Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Didier Chabert, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Në këtë takim u diskutua lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, e në veçanti për prioritetet që ka komuna e Prishtinës gjatë mandatit të ri të kryetarit Ahmeti.
Bashkëpunimi i Komunës së Prishtinës me Ambasadën e Francës do të vazhdojë, sidomos në sektorin e kulturës.