Komunën e Prishtinës e vizitoi sot nënkryetari i Komunës së Parisi Christophe Girard, bashkë me Ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha .net.
Ata u pritën nga kryetari Shpend Ahmeti, nënkryetari Selim Pacolli, si dhe drejtorët Muhedin Nushi dhe Yll Rugova.
Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve, sidomos në sektorin e kulturës.
Prishtina pritet të marrë shembuj të mirë nga Parisi si për mbrojtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, ashtu edhe për shfrytëzimin e hapësirës publike për projekte të ndryshme kulturore.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani dhe Guerot flasin për rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve
-
Paris Saint-Germaini fton dy talentë të Prishtinës
-
Guerot partive: Gjejeni vetë kompromisin dhe daljen nga bllokimi
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Nënsekretari i OKB-së për operacionet e paqes nis sot vizitën në Kosovë